
Shkup, vajza e re bie nga një ndërtesë dhe humb jetën
Më 03.01.2025, në orën 16:12, është raportuar në SPB Shkup se një femër ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Mile Pop Jordanov” në Shkup. Shërbimet e urgjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se bëhet fjalë për M.F. (27) nga Kratova, e cila jetonte në Shkup, dhe është gjetur e vdekur, gjë që është konfirmuar nga Shërbimi i Ndihmës Mjekësore Emergjente.