
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se, tragjedia e ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj ka marrë jetën e një familje të tërë duke shpëtuar vetëm një fëmij 5 vjeçar prej tyre.
“Ky vit nisi me një aksident të tmerrshëm që ka rënduar shpirtin e secilit nga ne.
Tragjedia e ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj ka marrë jetën e një familje të tërë duke shpëtuar vetëm një fëmij 5 vjeçar prej tyre…Ngushëllime të afërmve!
Qofshin të Parajsës këto viktima të pafajshme!”, ka shkruar Taravari