Vonesa në disa fluturime në aeroportin e Shkupit, nuk dihet shkaku

Fluturimi Shkup – Stamboll kishte vonesa mëngjesin e sotëm. Sipas ueb-faqes së TAV Maqedoni, aeroplani “Pegasus” që duhej të ulej në Shkup në orën 09:55, është shtyrë për në orën 12:05, ndërsa kthimi për në Stamboll është shtyrë nga ora 10:50 në 13:20, transmeton Portalb.mk.

Me një orë vonesë ishte edhe fluturimi Shkup – Basel i Wizzair. Fillimisht ishte planifikuar për në orën 12:15, ndërsa më pas është shtyrë për në orën 13:15. Shtyrje me 15, 35 minuta ka edhe në fluturime të tjera.

Vonesa më e gjatë është 3 orë.

Nuk bëhet e ditur nëse shkak për vonesat është mjegulla në Shkup. Sipas faqes së internetit të TAV Maqedoni, për momentin nuk ka ndryshime të tjera në orarin e fluturimeve.

Disa media raportuan se për shkak të mjegullës, janë anuluar fluturimet në aeroportin e Shkupitdhe se prej mëngjesit të sotëm, nuk ka ulje në aeroport.

Sipas Sdk, deri më tani janë devijuar avionët nga Stambolli, Vjena, Bazeli, Brukseli, Dortmundi, pra të gjithë ata që është dashur të ulen mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave nga stacionet meteorologjike të aeroportit, dukshmëria është nga 250 deri në 300 metra.

Në aeroportin e Shkupit po rritet numri i udhëtarëve që largohen pas festave të Vitit të Ri.

Mbrëmë për shkak të mjegullës në aeroportin e Prishtinës ishin anuluar disa fluturime, andaj avionët kanë zbritur në Shkup.