Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore vitin 2024 e rrumbullaksoi me ta ardhura të realizuara prej 66.5 milionë eurove në bazë të pikëpagesave rrugore.
Krahasuar me vitin 2023, bëhet fjalë për 270 milion denarë më shumë apo 4.32 milion euro.
Në vitin 2024 nëpër pikëpagesat rrugore kanë frekuentuar 62.662.988 automjete me pagesa të realizuar orej 99.2%.
“Për uljen e numrit të atyre që nuk paguajnë, NP Rrugët Shtetërore, në periudhën gusht – dhjetor 2024, organizoi 23 aksione kontrolli bashkë me Inspektoratin Shtetëror për Transport dhe me asistencë të policisë, me cka mund të konstatojmë se patëm një vit tepër të suksesshëm” – thonë nga NP Rrugët Shtetërore.