
Këshilli Gjyqësor nesër do të zgjedh Kryetarin e ri, pas dorëheqjes së ish-Kryetares, Vesna Dameva.
Dameva u tërhoq, sic tha, për shkak të tentativave të politikanëve të pushtetit, në mesin e të cilëve edhe Kryeministri Mickoski, për të cënuar integritetin e saj.
Zgjedhja e saj paraprakisht ishte anuluar për shkak të kompletimit të përbërjes së Këshillit me zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj nga radhët e gjykatësve.
Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, kurse Kryetari zgjedhjet me së paku 8 vota.
Kryeministri Mickoski vazhdon me paralajmërimet për reforma në Këshillin Gjyqësor, duke përmendur shkarkimin e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi.
Komisioni Evropian shfaqi shqetësime ndaj këtyre paralajmërimeve, duke potencuar se shkarkimi i Këshillit mund ta minojë pavarësinë e gjyqësorit. /tvklan.mk/