Për Rumaninë dhe Bullgarinë ka nisur numërimi mbrapsht për aderimin në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.
Nata e ndërrimit të viteve do të shënojë për dy vendet një epokë të re, pasi qytetarët e tyre do të mund të lëvizin të lirë sikurse qytetarët e vendeve të tjera anëtare.
Rrugëtimi i dy vendeve drejt kësaj zone arriti në fund më herët gjatë dhjetorit, pasi Unioni dha bekimin e tij pas betejës së fortë të tyre.
“Ne kalonim deri në 12 orë në radhë dhe kjo do të jetë diçka pozitive si për ekonominë edhe për drejtuesit e mjeteve”, thotë një qytetar.
“Kjo do të sjellë normalitet për transportuesit dhe ky normalitet duhet të kishte ndodhur 10 vjet më parë. Nuk do ketë më vonesa dhe kosto shtesë”, thotë një qytetar.
Aksesi në Schengen për Rumaninë dhe Bullgarinë u bllokua në 2023-shin nga Austria dhe Holanda nga shqetësimet për emigracionin e paligjshëm.
Zona Schengen, një ndër arritjet më të prekshme të integrimit evropian, aktualisht përfshin 29 vende dhe rreth 450 milionë njerëz.