
Zv/kryeministri Arben Fetai thotë se, aktakuzat për korrupsion po e shtojnë agresivitetin e BDI-së dhe patericave të saj.
“Agresiviteti e destruktiviteti i BDI-së dhe patericave të saj po rriten në mënyrë proporcionale me shtimin e aktakuzave, bastisjeve dhe arrestimeve të përditshme që lidhen me krimin dhe korrupsionin endemik gjatë qeverisjes së tyre.
Do t’i durojmë piskamat dhe rrenat e tyre edhe ndonjë ditë, deri sa ta kuptojnë hallin e tyre si opozita më e diskredituar që ka patur vendi ndonjëherë.”, është shprehur Fetai.