Votohet me “badenter” ligji për arsim! Fronti Europian me akuza të shumta ndaj VLEN-it

Me tone të larta, akuza dhe kundër akuza por me shumicë të dyfishtë, duke kaluar edhe votimin në “badenter”, mbrëmë shumica parlamentare VMRO-VLEN-ZNAM ka miratuar propozim ligjin për ndryshime në arsim.

Këtë votim e ka kundërshtuar opozita shqiptare, Fronti Europian. Deputetja Rina Ajdari pyeti se pse autorët shqiptarë janë përjashtuar me ligj sipas sajë, me këtë ligj, rrezikohet përdorimi i abetares së përbashkët.

RINA AJDARI – FRONTI EUROPIAN

“Shqiptarët nuk përfshihen në këtë kategori, përjashtimi i shqiptarëve nga kjo dispozitë ligjore mund të përceptohet si diskriminim, duke mos marr parasyshë nevojat e qytetarëve që flasin shqip në zonat e largëta ose me popullsi të përzier siç janë fshatrat në rajonin Veles, Prilep, Manastir e gjetiu. Pse shqiptarët nuk janë të përfshirë në këtë dispozitë dhe a ekziston një justifikim i qartë për këtë përjashtim.”

Me reagim në mbrojtje të këtij propozim ligji tashmë të miratuar, doli deputeti i VLEN, Halil Snopçe.Koordnatori I VLEN, kujtoi se as në kohën kur BDI-ja udhëhiqte me Ministrinë e Arsimit, autorët nuk dorëzonin dorëshkrimet e tyre në gjuhën shqipe.

HALIL SNOPÇE – VLEN

“Kur i ndëgjoj, këto muhabete, kritika të opozitës shqiptare, ato njëfar forme i drejtohen VLEN-it me një lutje me një kërkesë të madhe duke na thënë në mënyrë indirekte ej, ju lutemi mos u bëni si ne, pra e lusin VLEN-in që të mos bëhet si ne, sepse boll ne e kënaqëm e shkatëruam dhe e katandisëm edhe arsimin shqip edhe arsimin në përgjithësi dhe tash e lusim VLEN-in mos bëhet si ne sepse interesi dhe shpëtimi i arsimit është që të mos jeni si ne.”

Deputetja Ilire Dauti ka thënë se me miratimin e këtij ligji të votuar edhe nga deputetët e VLEN, 367 drejtorët e shkollave shqipe do të obligohen t’i nënshtrohen testimit për njohjen e gjuhës maqedonase.

ILIRE DAUTI – FRONTI EUROPIAN

“Padyshim që kjo paraqet shqetësim shumë të madh për ne sepse unë dua të ju drejtohem sinqerisht deputetëve të VLEN-it dhe të ju them, se a janë të vetëdijshëm se me amandamentin të cilin e kanë pranuar dhe e kanë propozuar në komisionin juridiko-ligjvënës po detyrojnë çdo drejtor i cili vjen nga cilido vendbanim përfshirë edhe vendbanimet të pastra, ku nxënësit të gjithë janë shqiptarë drejtori i atyre shkollave do duhet të testohet për gjuhën maqedonase. E kam pyetjen drejtëpërdrejtë për deputetët e VLEN të dalin nga këtu dhe të thonë a e dinë se për çka kanë votuar.”

Kujtojmë, problematike për Frontin Europian nuk është vetëm miratimi i këtij ligji, ata dit më parë obliguan Ministren e Arsimit të tërheqë nga kjo pako e propozim ligjeve, ligjin për arsim të mesëm në të cilin parashihej intonimi i himnit në shkollat e mesme, në fillim, mbarim dhe në çdo eveniment kulturorë. /tvklan.mk