Rritet numri i fëmijëve të prekur nga viruset

Shtohet numri i viruseve tek fëmijët. Sipas mjekëve më të rrezikuarit janë fëmijët më të vegjël, te të cilët përveç temperaturës, preken edhe disa organe, shkruan Alsat.

Ndërsa, më të mbrojturit nga ky virus janë fëmijët të cilët janë të vaksinuar. Nga ky virus nuk janë të përjashtuar të rriturit.

“Në kohën e fundit kemi një fluks të madh të pacientëve që janë me simptomë të viruseve, p.sh të viruseve që janë prezent në çdo sezon me rrjedhje të hundës, me teshtitje me temperaturë tek ata, mirëpo kalon për 24 orë nëse merren antipiretikët, lëngje më tepër… Kemi raste kur virusi që është paraqitur këtë sezon prekën edhe disa organe, më tepër në gjëndra pështymore”, tha Safjane Bellçishta, mjeke amë.

Përveç gripit, në këtë kohë tek fëmijët është përhapur edhe bakteri streptokoku, i cili manifestohet me temperaturë të lartë dhe me dhimbje të nyjave.

“Është e përhapur edhe streptokoku, bakteri i cili manifestohet te disa fëmijë në formë të puçrrave në trup, te disa mund të paraqiten tek bajamet me pika të bardha të cilat i kanë në fyte dhe të ënjtura dhe ata mund të kenë temperaturë 39 gradë, që mund të mendoj se është gripi që nuk është, por është bakter. Bakteri i streptokokut prek shumë nyjat, muskujt tek fëmijët”, u shpreh Safjane Bellçishta, mjeke amë.

Gjithashtu, tek studentët kohëve të fundit është përhapur virusi i varicelës, apo lia e dhenve, ku mjekët rekomandojnë që këta persona të rrinë në shtëpi, në mënyrë që të mos përhapet më shumë kjo sëmundje./ Alsat.mk