FIGURA E NJERIUT TË NDERSHËM!
Kur çdo ditë qytetarët dëgjojnë për skadale të ndryshshme financiare si vjedhje, korrupsion,për largime tinëzake nga shteti, dhimbja, zemërimi, dhe vuajtja i “vret” ato. Nderi dhe morali janë fshehur, pas pandershmërisë! Asnjë njeri nuk mund të jetë plotësisht i përkryer, përndryshe njeriu i atillë do të kishte dimenzione hyjnore! Njeriu me atribute morale i përket botës njerzore, njeriu pa atribute morale i përket botës së kafshëve! Përmes vjedhjes dhe korrupsionit disa njerëz brenda natës bëhen të famshëm! Cilat janë atributet e njeriut të ndershëm:
1.I ndershmi e sheh punën e vet dhe nuk e harxhon kohën me përgojimin e të tjerëve

  1. Përgojimin e trajton si komplekse të njeriut me karakter të dobët.
  2. Veprimet e pamoralshme atë e hidhërojnë. Morali është fryti më i mirë për zemrën e tij!
  3. Thjeshtësia, durimi, dhe altruizmi janë thesaret e tij më të mëdha!
    5.Kur vet është i lumtur, e lumturon edhe familjen.Nuk flet vazhdimisht për gjërat që i mungojnë!
  4. Kur e sheh se familjen e ka të lumtur, ai e ndien lumturinë e jetës!
  5. Vazhdimisht merret me punët personale, prandaj nuk ka kohë për vepra të shëmtuara.
    8.Nuk i ndjekë paratë, por pasionin për të bër vepra të mira,
    9.Më tepër i pëlqen të jetojë me orgjinalitetin e tij si njeri modest,se sa ti kopijoj të tjerët!
    10.Sinqeriteti dhe drejtësia janë parajsë për zemrën e tij!
    Sa më i ndershëm është një person,ai është më i rreptë ndaj vetes së tij. Të mirën vetjake e flijon për lumturinë e të tjerëve.