Akuzë e re për kryetarin e Strugës, kërkohen masa parandaluese!

Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka dorëzuar në Gjykatën e Strugës propozim për caktimin e masës së sigurimit për një person, përkatësisht konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit dhe të tjera për kalimin e kufirit shtetëror dhe detyrimin për t’u paraqitur herë pas here në gjykatë. Masat u kërkuan për shkak të rrezikut për arratisje, duke pasur parasysh se gjatë ditës së djeshme PTHP Strugë ka ngritur një kallëzim tjetër kundër të njëjtit person.

Prokurori publik kompetent pas kryerjes së procedurës paraprake ka paraqitur aktakuzë për shkak se i pandehuri si kryetar i Komunës së Strugës në mars të këtij viti ka vendosur një shenjë përkujtimore-pllakë në hyrje të ndërtesës së komunës, me të cilën ai ka nxitur urrejtje etnike dhe përçarje ndërmjet banorëve të Strugës, me çka ka kryer vepër penale nga neni 27 i Ligjit për Memorialet dhe Monumentet.

Duke pasur parasysh se i akuzuari është zyrtar publik afatgjatë, ndaj të cilit Prokuroria Publike e Strugës në një periudhë të shkurtër kohore gjatë këtij viti ka ngritur disa kallëzime dhe tashmë është duke zhvilluar tetë procedura gjyqësore për veprat penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe keqpërdorime në shërbim, prokurori publik kompetent ka vlerësuar se ekziston rrezik real që i akuzuari të përpiqet t’i shmanget ndjekjes penale.

Gjegjësisht, me aktakuzën e fundit të ngritur dje, në gjykatat themelore në Strugë dhe Manastir, kundër të akuzuarit do të zhvillohen gjithsej nëntë procedura aktive gjyqësore dhe në secilën prej tyre ai do të dënohet me burgim.

Gjykata Themelore e Strugës e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe ka marrë aktvendim me të cilin të pandehurit ia ka konfiskuar pasaportën dhe e ka obliguar që një herë në javë të paraqitet në gjykatë.