
Arrestohet ish drejtori dhe zyrtari i lartë i LSDM-së
Është arrestuar sot Jovan Despotovski, ish-drejtori i Drejtorisë së Zonave të Lira Ekonbomike (TIRZ) dhe anëtar shumëvjeçar i LSDM-së, mëson jozyrtarisht “Focus”.
Despotovski është ndaluar nga autoritetet e Policisë Financiare.
Sipas informacioneve të para, ai është arrestuar për përvetësim prej 2 milionë eurosh në TIRZ Strumica dhe TIRZ Shtip. Ai së fundi ishte edhe kandidat për zgjedhjet për lider të LSDM, por që nuk arriti që të fitoj mbështetjen brendapartiake.