Deputeti i Vlen, Bekim Qoku thotë se, Ramiz Merko ka hyrë në Stop listë dhe i është konfiskuar pasaporta.
“Bëhet e ditur se kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko ditën e djeshme, pas Listës së zezë amerikane, është futur edhe në “Stop listë”, ndërsa gjatë ditës së sotme i është konfiskuar edhe pasaporta. Me këtë parandalohet arratisja e tij jashtë vendit.
Ramizi është edhe trupmadh, kështu që duhet një bagazh a gepek më i madh për ta kontrabanduar jashtë kufirit.
Drejtësia vonon po nuk harron.
Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund. Dhe kjo duhet të numërohet si një arritjet më kulmore të VLENit.
Artan Grubi po e heq këmbën zvarrë.
Dënimi dhe burgosja e Ramiz Merkos nuk do të korrigjojë disa dëme që janë të pariparueshme, por do të frikësojë ramizat tjerë të mos ndihen të paprekshlm dhe të pandëshkueshëm dhe t’i frikësohen drejtësisë.”, ka shkruar Qoku.