Janevska:Ka shumë ankesa për Universitetin e Merkos, kontrollet do të vazhdojnë

– Ka shumë ankesa për Universitetin e Merkos. Do të vazhdojnë vizitat dhe kontrollet në këtë institucion në Strugë, njoftoi sot në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska shkruan Ohridpress.
Në fillim të tetorit të këtij viti u anulua vendimi për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, pasi nuk plotësoi kushtet për fillim të punës.
Pas Universitetit Ndërkombëtar të Strugës qëndron kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, i cili, pas një serie akuzash, rrezikon të humbasë kompetencat në fushën e arsimit. Ai akuzohet se ka emëruar drejtorë në mënyrë të paligjshme në disa shkolla fillore në komunë, për të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme në disa shkolla komunale.
Ndërkohë janë ngritur disa akuza kundër Merkës, prej të cilave pesë për emërim të paligjshëm të drejtorëve.