Bekim Qoku
Nuk do të ketë asnjë mirëkuptim, madje do të luftohet pa mëshirë çdo bashkëpunim, çdo përpjekje pazarimi, për çfarëdo qoftë qëllimi, me politikanë hajdutë që janë nëpër lista të zeza për korrupsion, krim të organizuar dhe ndërhyrje në gjyqësi.
Janë dashakeqe, antipolitike, krejtësisht të pamoralshme pretendimet se këta individë mund të përdoren si aleanca për vota në zgjedhjet e radhës. Këto aleanca ogurzeza janë pakte me vetë djallin.
Figurat e tilla e kanë vendin vetëm në burg. Bashkëpunëtorët e tyre, po ashtu.