Durmishi: Grubi dëshmoi se nuk është “i pastër si loti”

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka ftuar ish zv.kryeministrin Artan Grubin që të kthehet në vend dhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë për dyshimet e ngritura ndaj tij.

“Arratisja e Grubit tregon se numri i dy i BDI-së nuk është i pastër si loti, ashtu siç thoshin nga partia e Ahmetit. Ne si koalicion nuk kemi marrë mandat që të ndërhyjmë në institucionet që duhet të merren me këtë çështje. Ai duhet të paraqitet para organeve të drejtësisë dhe të jep llogari për atë për të cilën dyshohet dhe akuzohet. Ne para hyrjes në qeveri jemi dakorduar për të luftuar korrupsionin”, ka thënë Durmishi në një intervistë për Alsat.