BDI: Fatmir Limani ka treguar se nuk ka asnjë prioritet, përveç se të zbatojë urdhrat e kryeministrit

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pasi ministri Fatmir Limani, pas reagimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, mori vendim që të hapet çerdhja në Haraçinë. Nga BDI pyesin nëse Limani është ministër nga Lëvizja Besa, apo është vetëm  një instrument i kryeministrit

“Ministri i  Politikës Sociale Fatmir Limani ka treguar dje se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveç se të zbatojë urdhrat e kryeministrit. Reagimi i tij turpërues, që vendosi të hapë çerdhen vetëm pas një kritike publike të Kryeministrit, është një dëshmi e qartë se ai nuk është as ministër i fëmijëve dhe qytetarëve, por thjesht një vegël politike që nuk vepron për interesat e popullit, por për të plotësuar kërkesat e pronarit të tij. Kjo sjellje nuk është vetëm një problem personal i ministrit, por një problem  edhe i partisë që e ka emëruar atë. Ky ministër, a është i Besës, apo është vetëm  një instrument i kryeministrit, dhe jo i interesave të qytetarëve dhe fëmijëve. BESA, e cila pretendon të përfaqësojë interesat e qytetarëve, duhet të marrë përgjegjësinë për këtë situatë. A do të vazhdojnë të mbështesin një ministër që është vetëm një vegël e pushtetit të kryeministrit, apo do të shprehin qëndrim për këtë abuzim të autoritetit dhe mungesën e përkushtimit ndaj qytetarëve?”, thonë nga BDI.