Durmishi: Për shkrirjen e VLEN-it në një parti vendoset pas zgjedhjeve lokale

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, në një intervistë për Alsat, ka deklaruar se për shkrirjen e koalicionit VLEN në një parti do të vendoset pas zgjedhjeve lokale.

“Marrëdhëniet në koalicionin VLEN janë korrekte. Kemi bashkëpunim të përkryer. Është një dëshirë që e kanë pasur qytetarët shqiptarë që kanë kërkuar një bashkim dhe unifikim të opozitës dhe ne atë bashkëpunim e kemi bërë dhe i dha rezultatet e veta. Për të përmbushur dëshirën e shqiptarëve duhet unifikuar në një subjekt. Ne në kuadër të VLEN-it kemi krijuar disa trupa, por gjithçka do të vendoset pas zgjdhjeve lokale kur unifikimi do të përmbyllet me fitoren e radhës së VLEN-it”, tha Durmishi.