Mickoski: Do të zgjidhet çështja e çerdheve në Likovë e Haraçinë, u kërkoj falje banorëve

Mickoski i ka dalë kundër Fatmir Limanit duke u kërkuar falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës dhe tha se që sot, ekipi i ministrit do të kontaktojë komunat dhe do të zgjidhet problemi me hapjen e çerdhes.

“Mëngjesin e sotëm kam folur z.Fatmir Limanin dhe gjatë ditës anëtarë të kabinetit të tij, shefi i kabinetit do të kontaktojë administratën në komunën e Haraçinës dhe në komunën e Likovës dhe në këtë mënyrë do të tejkalohet kjo që është temë në publik dje dhe këtyre ditëve, sepse janë marrë pëlqimet. Ndërsa unë banorëve të këtyre dy komunave, u kërkoj falje në emrin tim për shqetësimet. Fëmijët janë prioriteti ynë i parë dhe politika e kësaj qeverie është në këtë drejtim. Po, ka kryetarë të papërgjegjshëm të komunave me deklarata të papërgjegjshme, por kjo nuk duhet të jetë pengesë”, tha Mickoski.