VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI krijuan kaos total nëpër institucione

“Edhe BDI edhe LSDM dhe të gjithë e dinë që Lotaria ka qenë larje e parave, dhe Grubi ka bërë miliona krime, por kanë heshtur që të mos rrëzohet qeveria, kanë heshtur që koalicioni të mbijetojë dhe të vazhdojë me krimin, korrupsionin dhe tenderat në mënyrë private. LSDM, në vend që si skenaristë amatorë të dalin me skenarë dhe histori për Grubin që as fëmijët e vegjël nuk e besojnë, duhet t’i kërkojë llogari. Zoran Zaev, Venko Filipçe dhe Dimitar Kovaçevski e dinin për krimin e Grubit, por e toleruan dhe nuk e ndoqën penalisht, për të blerë një ditë tjetër dhe për të vazhduar me krimin në dëm të qytetarëve”, thuhet në reagimin e partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

“Pas 7 vitesh, pas petkut të retorikës së projektuar nga LSDM-BDI si garant për reformat, progresin dhe drejtësinë institucionale doli në sipërfaqe e vërteta e ashpër për LSDM-në si bashkëpunëtorë të vetëdijshëm me BDI-në në grabitjen më brutale të Maqedonisë. Kaosi institucional që rezultoi nga LSDM-BDI e solli Maqedoninë në pikën ekstreme të degradimit ekonomik, juridik dhe moral. Për shkak të konformizmit politik, LSDM jo vetëm që e amniston Grubin, por ka lejuar që grabitja të vazhdojë. LSDM dhe BDI janë partnerë në krim. Grubi si krahu i djathtë i Ahmetit dhe njeriu i dytë në qeverinë LSDM-BDI është simbol i një entiteti amoral të toleruar nga LSDM për përfitime personale”, thonë nga VMRO-DPMNE.