Enis Hani, ish-futbollisti i shquar i KF Veleshtës në periudhën 1985-2000, është vlerësuar së fundmi nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e lojës shkruan Strugalajm.
Në një ceremoni simbolike, Sokol Dauti, përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit në Evropë, i dhuroi Hanit bluzën e Kombëtares Shqiptare si shenjë mirënjohjeje për pasionin, përkushtimin dhe shpirtin luftarak që ai ka treguar ndër vite.
“Enisin e vlerësojmë për pasionin e tij të pashoq dhe shpirtin e tij të garës. Ishte një futbollist që vendoste gjithmonë zemrën në fushë dhe meriton vetëm duartrokitje për përkushtimin e tij,” tha Dauti gjatë dorëzimit të dhuratës.
Ky nderim vjen si një mesazh falënderimi për të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e futbollit shqiptar, duke ruajtur me krenari vlerat dhe traditat e tij.