Prof. Nebi Dervishi
“Qazim Bej Qemal Vlora (1893 – 1953)”
(Me rastin e dy përvjetorëve : 131 vjetorit të lindjes dhe 71 vjetorin e vdekjes
Viti 2024, bashkon në një të vetme dy skajet e jetës së tij: 131 vjetori i lindjes dhe 71 vjetori i vdekjes të djalit të plakut mjekërrbardhë Ismail Bej Qemalit, Qazim bej Qemal Vlorës/1893-1953/ i cili vitet e fundit të jetës i kaloi dhe vdiq e u varros në Strugë (rreth 21 dhjetor të vitit 1953).
Dy fjalë për Heroin e Pavarsisë së Shtetit Shqiptar
Ismail Qemali lindi në Vlorë, më 24 janar të vitit 1844, në një nga familjet më të lashta të Shqipërisë. Themelues i familjes sipas gojëdhënës është Sinan Pasha, i cili pasi ka qenë Vezir i Madh, vjen në Vlorë, në kohën e Sulejman Madhështorit, në cilësinë e Kapedan Pashait ose Admiralit të Madh të Flotës. Ai do të vendoset përfundimisht aty, deri sa vdiq.Që nga ajo kohë, për gati pesë shekuj “gjejm pothuaj pandërprerje 18 anëtar të kësaj shtëpie në ofiqen e mëkëmbësit të Sulltanit në Vlorë” (shpesh-herë edhe të bashkuar me atë të Elbasanit dhe të Delvinës. Edhe kur ky port nuk mbahej nga ndonjëri prej anëtarëve të kësaj familje, në kështjellën e Kaninës do ishte gjithmonë një i tillë si zëvendës/myteselim/ i Sanxhakut në fuqi” (Eqerem bej Vlora, Kujtime”, Tiranë 2001, V. I, faqe 253 e 258)
Babai i Ismail Qemalit ishte Mahmud bej Vlora/1822-1866, ndërsa nëna Hedije hanëmi, e cila ishte e bija e Tahir bej Libohovës, nga familja e njohur e Arsllan Pashali, Vezir i Janinës.
Më 1847 Porta e Lartë vendosi të zbatojë në Shqipëri ligjin themelor të Tanzimatit, i cili midis të tjerave impononte taksë direkte dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak, gjë që ra ndesh me interesat e fisnikëve, por edhe të mbarë popullsisë shqiptare. Për rrjedhim shpërtheu kryengritja e përgjithshme e njohur në historinë tonë si “kryengritja popullore kundër Tanzimatit”.Mahmud bej Vlora ishte njëri nga udhëheqësit e kësaj kryengritje. Pas shtypjes së kryengritjes, familjet e krerëve kryesore u internuan në Selanik dhe në qytete të tjera të Maqedonisë/Kaliopi Naska, “Ismail Qemali në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, Tiranë, 1987, faqe 91).
Mahmud bej Vlora, së bashku me kushuririn e tij, Selim Pashë Vlora, u arrestuan dhe u dërguan në Manastir, ku ishte qendra e përgjithshme ushtarake e Korparmatës së Rumelisë”/Eqerem Vlora, “Kujtime”… faqe 261/.
Më 1851 Mahmud bej Vlora së bashku me familjen u kthye në Vlorë ku mori sërish në dorë administrimin e vendit. “Rreth vitit 1855 Ismail Qemal u regjistrua në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, një nga shkollat e mesme më të ngritura në Perandorinë Osmane, e cila shquhej si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar europianë…”.(“Shqipëria dhe Shqiptarët-Ismail bej Qemal Vlora”-Editor by Darling I. Vlora, Londër, korrik 1917, faqe 78/.
Më 15 korrik 1859, para kohe, Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit në gjimnazin “Zosimea” dhe, përveç diplomës shkollore u pajis edhe me një “dëshmi të veçantë për sjellje të mirë” (Po aty, faqe 79).
Në maj të vitit 1860 u vendos në Stamboll, në kryeqytetin e famshëm të Perandorisë Osmane, ku bënte pjesë edhe Shqipëria. Meqënëse Ismail Pasha Plaku kishte ndërruar jetë, pikërisht në fillim të atij viti, Ismail Qemali u prit nga ish Veziri i Madh, Mustafa Pasha Gjiriti, i cili ishte fis i nënës së tij.
Po atë vit,me propozim të Fuat Pashës, nisi me punë në Zyrën e Përkthimeve, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, njohur ndryshe si djepi i burrave të shtetit turk.Gjatë shërbimit gati 50 vjeçar në administratën shtetërore turke Ismail Qemali mbuloi detyra të rëndësishme, duke krijuar lidhje dhe bashkëpunoi me diplomatë dhe burra shteti nga më shquarit e kohës, si brenda dhe jashtë Perandorisë.
Ne vitin 1864, siç shkruan edhe vetë, në “Kujtimet”, Ismail Qemali u martua me një grua nga Konica, e cila vdes në vitin e parë të martesës, së bashku me vajzën ka të ngjarë gjatë lindjes/.
Në 1867, duke qenë me punë në Rusçuk në Bullgari, Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmeli, cila ishte e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Fadh, Ali Pasha Surmeli /Vezir i madhë ka qenë në vitet 1694 1695). Duke qenë se familja e vajzës, kryesisht njerka ka qen kundër kësaj lidhjeje martesore për shkak të ndryshimit të fesë, nuk ishte dakord që të martoheshin, Ismail Qemali me njerëzit e tij të besuar, e rrëmbeu gruan e tij të ardhshme dhe po të njëjtën ditë, në prani të dëshmitarëve nënshkroi kontratën e martesës sipas së cilës, nga pikpamja e fesë islame, hiqej çdo mundësi tjetër për një martesë të dytë. Me Kleoniqi Surmelin … pati “lumturinë”, siç do të shprehej edhe vetë të kishin dhjetë (10) fëmijë, gjashtë djem. Mahmud bej/1871-1920/; 2.Tahir bej (1875-1932);3.Et hem bej (1885-1937)14. Xhevdet bej /1888-1910/15.QAZIN BEJ /1893-1953/ dhe 6.Qamil bej/1895-1950/1, si dhe katër vajza. Mevedeti/1873-1954/;2.Alije/xx-1955/13. Ylvia /xx-1934/ dhe 4.një vajzë i vdes pak momente pas lindjes.
Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin europjanë. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organet e huaje. Platforma politike e Ismail Qemalit në përgjithsi përputhej me disa v veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomis. Ne këtë etap të veprimtarisë së tij,ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lartë, i shqetësuar se mos kryengritjet i jepnin shkas ndërhyrjes së huaj.
Mori pjesë aktive në lëvizjen xhon-turke (të turqve të rinj), në krahun pärparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake.në dhjetor të vitit 1905, me gjithë luftën qe zhvilluan autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet në Sanxhakun e Beratit në Parlamentin osman, ku së bashku me grupin e deputetëve atdhetar, mbrojti interesat e kombit shqiptar. #ketë kohë ai kaloi në pozitat më të avancuara e të përparuara duke konsideruar kryengritjen e armatosur si mjetin për sigurimin e autonominë të Shqipërisë. Ai u dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912.së bashku me Luigj Gurakuqin edhe atdhetarët e tjerë hartuan Memorandumin e Greçës te qershorit të vitit 1911. Për të shpërndarë kryengritësve shqiptarë kopjen e Memorandumit dhe për të marrë miratimin a tyre, Ismail Qemali dërgoi në Podgoricë të birin Qazim beun dhe Qazim Kokoshin I njëjti memorandum iu dërgua Portës së Lartë dhe përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha të akredituara në kryeqendrën e Perandorisë, në Stamboll.
Në fund të vitit 1911, I. Qemali mori nismën për organizimin e Kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912.I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për të bindur qeverinë osmane/Portën e Lartë/ t’u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftëssël Parë Ballkanike në fillim të tetorit 1912, së bashku me Luigj Gurakuqin ndërmorri një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun, Në Mbledhjen e Bukureshtit, më 5 nëntor 1912, gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme.
Që nga Bukureshti, Ismail Qemali shkoi përsëri në Budimpeshtë e Vien. Përveç të birit, Qazim bej Vlorës, mendohet se ka qeni i shoqëruar në këtë rrugëtim të dytë me Luigj Gurakuqin dhe Pandeli Calen. Pas takimit me Berchtoldin në Budimpesht, në 16 nëntor, i dërgoi të birit, Ethem bej Vlorës dhe komisionit përgaditor për shpalljen e Pavarsisë në Vlorë telegramin si vijonë “Budapest, 16 nëntor 1912,
Përpara javës arrij në Durrës. E mbledhura e përfaqësuesve në Vlorë është e domosdoshme. I thirrni të gjithë. Gjersa të vij unë mbani qetësi e bashkim. Çështja jonë politike u sigurua përfundimisht, Ismail Qemali”
Po atë natë Ismail Qemali u nis nge Budapesti për në Vienë, nga ku, kaloi mbramjen e 18 nëntorit u nis për Trieste, ku arrijnë më 19 nëntor në mëngjes.
Pas një ndalese të shkurtër, në hotel “Excelsior Palace-Hotel”, n’ora 12:00 të drekës, Ismail Qemali i shoqëruar nga L. Gurakuqi, Qazin bej Vlora, Pandeli Cale,Dhimitër Berati, Dhimitër Mbroja, Spiridon Ilo etj., u nis nga Triesti për në Durrës (Darling Vlore, vep, e cituar, faqe 110-111). Prej Triesti në 19 nëntor Ismail Qemali njohtoi në atdhe se do të shpallet pavarsia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhet për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. Pas disa ditësh udhëtimi së bashku me bashkëpuntorët e tij u këthye në Shqipëri, dhe më 28 Nëntor 1912 kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në Vlorë që shpalli Pavarsinë gjysmake/ të Shqipërisë, si dhe do të emërohet Kryetar i Qeverisë së Përkohshme deri më 22 janar 1914, kur do të jap dorëheqje.
Edhe një saktësim: Në prill të vitit 1900 Abdyl Hamiti do ta emëroj Guvernator të Përgjithshëm në Tripoli. Duke dyshuar në një internim ose eleminim të mundshëm, gjë që kishte ndodhur me shumë personalitete përparimtare në Perendori dhe sidomos pak vite më parë me bashkëpuntorin dhe mikun e tij, Mit hat Pashën, Ismail Qemali kërkoi strehin politik në luftanijen angleze( 18 maj 1900, së bashku me tre nga djemtë e tij: Ethem beun, Xhevdet beun dhe Qazim Beun në bordin e anijes egjyptiane “Salamander”, u larguan nga Turqia. nga ky vit e deri më 1908, jetoi në qytete të ndryshme të Evropës, si në Bruksel, në Paris, në Romë, Londër, në Athinë etj., ku zhvi- lloi aktivitetet e dendura për ceshtjet shqiptare.
QAZIM BEJ ISMAIL QEMAL VLORA (1893-1953) ishte djali i pest i Ismail Qemalit. Sipas Darlin Vlorës /nip pinjoll i Plakut mjekërrbardhë), Qazimi ishte djali i pestë nga dhjetë fëmijet që i pati Ismail Qemali. Sipas saktësimeve qe ka bërë studjuesi Daling Vlora, Qazim beu ka lindur në vitin 1893, në Stamboll. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ku e kreu edhe të mesmen, ndërkaq studimet e arkitekturlës dhe jurispundensës në Universitetin e Brukselit. Ishte njohës i mirë i disa gjuhëve botërore, si gjuhëve angleze, frange, gjermane, osmanishte/persishte-arabishte/ etj.njohja e këtyre gjuhëve e ndihmoi të studjoj paralelisht edhe jurispondencën. Pasi i kreu studimet në Bruksel, nuk iu përkushtun profesionit, por u vu në shërbim të çështjes kombëtare, së bashku me babanë e tij, Ismail Qemalin.
Qazim beu ishte gjithmonë pranë të atit, nga viti 1900 e deri më 29 janar 1919. Në çdo rrugëtim, plaku mjekërrbardhë shoqërohej nga Qazin bej Vlora.Me te ndodhej kudo, në çdo takin, apo përpjekje diplomatike për lirinë dhe pavarsinë e vendit. Gjatë viteve 1910-1812, Qazim Beu shvilloi një aktivitet të dendur për furnizimin e kryengritësve me armë. Për këtë fakt, ben fjalë edhe informacioni që qarkullonte midis konsujve të huaj në Vlorë, në 12 gusht të vitit 1910. Ata akuzonin një shoqëri klandestine e cila ishte nën drejtimin suprem të Qasim beut, se tubon mjete financiare për të ndihmuar shqiptarët e Veriut, kundër trupave osmane, duke importuar fshehurasi armë e municione për një kryengritje të mundshme.
Qazim beu ishte sekreter personal i Ismail Qemalit, ndërsa pas shpalljen së pavarsisë së Shtetit Shqiptar, ishte edhe Shefi i kabinetit te te atit. Për vërtetësinë e këtij pohimi dëshmojnë shumë dukumente e shkresa ne vlerë. Në njërën nga këto dëshmi flet edhe për rolin e Qazim beut , telegrami që Ismail Qemali i ka dërguar nga Viena, Qazim beut në Vlorë me katë përmbajtje: “Vij me vaporin me të parë. Telegrafoni kudo, të keni besim të plotë për fatin e atdheut”, duke e porositur që ai të punojë për marrëveshje
vëllazërore, bashkëpunim, mbarëvajtje të punëve të shtetit, ruajtjen e rendit etj Gjatë vitit 1913 Qazim Beu e shoqëroi delegacionin e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.
Ai kishte veprimtari të ngjeshur edhe në Qeverinë e Përkohëshme të Vlorës, duke mos kursyer e llogaritur rreziqet e mundshme. Ai kishte një kujtesë të Jashtëzakonshme Ismail bej Qemali Vlora shpesh herë është shprehur se: “Qazimi ishte memoria e tij”.
Më 22 janar të vitit 1914, pas 14 muaj qeverisjeje ne Qeverinë e Përkohëshme të Vlorës, Ismail Qemali do të jep dorilheqjen, duke kryer një akt tejet demokratik dhe do të largohet nga Shqipëria, por,pa pushuar për asnjë moment përpjekjet në mbrojtjen të të drejtave të popullit të tij. vitet e luftës së Parë Botërore/1914-1918/, do të vendoset në Spanjë e në Itali.
Aty nga muaji dhjetor i vitit 1918, do të thirret nga Kryeministri i Italisë.Pa humbur kohë do të niset për në Romë, i shoqëruar nga dy djemtë e tij, Ethemi dhe Qazimi. Më 9 dhjetor të vitit 1918 arrijnë në Xhenove dhe më 20 dhjetor 1918 përgjatë rrugës, do të ndalohet në Peruxhia, ku qeveria italiane i kishte “caktuar” rezidencën në hotel Brufani”, me pretekst se “ata që e kishin ftuar nuk ndodheshin në kryeqytet” (Darling Vlora,… vep. e cituar, fage 84).Kjo vizitë në Itali, do të jetë e fundit e tyre, por njëkohësisht rezultoi fatale, sepse që të dy babë e bire/Ismail Beu dhe Qazimi do të helmohen nga kamarieri i hotelit që rezulton të ketë qenë një serb, në shërbim të Beogradit. Nga pasojat e helmimit me kafenë e mëngjesit vdes plaku “mjekërr-bardhë” i Vlorës, Ismail Qemali, ndërkaq Qasimi/beu/ Vlora pati pasoja të rënda shëndetësore. Pasojat e helmimit ai do t’i vuaj gjatë tërë jetës së vet. Helmimin do ta dëshmojë më së miri rrëfimi i Fatushe Shehdules, e cila sapo kishte arritur në Peruxha kishte dëgjuar një shërbyes të restorantit, duke u treguar disa të tjerëve “Plakun e Vlorës e kanë helmuar me kafe”. Duke mbështetur këtë pretendim ne fjalët e fundit të Ismail Qemalit, të cilat kanë qenë: “ME HELMUAN-ME HELMUAN I gjendur në një izolim të plotë, pa asnjë lajm nga Qeveria italiane dhe në pamundësi lëvizjeje, më 23 janar 1919, Ismail Qemali përgatiti një konferenc për gazetarët, “Pas buke, Ismail Qemali hyri në sallonin ku e prisnin korenspondentët. Që në fjalët, e para të bisedës, i zverdhur dhe i lëkundur, ka filluar të bëlbëzojë e të mos i lidhte fjalët. Kërkoi ta shpinin në odën e banjos.Atje e mbyti shkuma e të vjellët”…shkruan Darling Vlora/D. Vlora, vep e cit.f.6) Të nesërmen, më 24 janar 1919, mbylli sytë, në moshën 75 vjeçare, në rrethana akoma të dyshimta. Arkivolin e të ndjerit do ta shoqërojnë tre djemtë e tij: Et hemi, Qamili e Qazimi, si edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, Mi 8 shkurt 1919 trupin e Ismail Qemalit e dërgojnë me tren në Brindisi, nga ku, në bordin e torpedinierës “Alpina u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt 1919, në një ceremoni madhështore, trupi i tij u vendos mbi shtratin e një topi dhe i mbështjellur me Flamurin kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqes, në varrezat familjare të Vlonjatëve.
Pas vdekjes së Ismail Qemalit, djali i pestë, Qazimi për një kohë të gjatë është mjekuar në sanatoriumin e Durrësit. Më pas do të kthehet në Tiranë, ku i sigurohet një pension nga Ahmet Zogu i I, për meritat e tij për çështjen kombëtare dhe në shpalljen e Pavarsisë. Në Tiranë ai do të qëndroi deri në vitin 1936. Në vitin 1921, Qasim Beu do të hedhë kandidaturën për deputet në Vlorë, por, nuk fiton, mbase për shkakun që në këtë kohë më shumë simpati në popull gëzonin luftëtarët e Luftës së Vlorës, si Qazim Koculi, Qasim Kokoshi, etj. Ai e pranon humbjen, dhe në paraqitjen para popullit do të thekson se më shumë e kanë merituar fitoren ata që i ka zgjedhur populli “.
Qazim bej Vlora /1893-1953/, djali i pestë i Ismail Qemalit, 17 vjetët e fundit të jetës së tij i kaloi në “kasabanë buzë gjolit”, siç i thoshte qytetit të Strugës, Dr Ibrahim Temo Rreth këtij personaliteti, ndër vite janë ngritur shumë pikëpyetje:Si erdhi Qazim beu dhe vendosi të jetoj në Strugë, një qytet i vogël në trevat lindore shqiptare si u zbulua varri i Qazim beut në varrezat e qytetit? Si dhe kush do ia rregulloi varrin? Ku ruhet unaza e Qazim beut? Ku përfunduan dokumentet e rëndësishme të shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë? etj. të cilat i ruante Qasim beu etj…
Në vitin 1936 Qazim beu duke udhëtuar për në Stamboll ishte në moshën rreth 39 vjeçe, rastësisht sëmuret nga malarja dhe shtrohet në spitalin e Strugës, ku në të njejtën kohë ka qenë e stacionuar edhe Behije Masllafi-Ohri. Aty njohtohet me zojën Behije Sherif Masllafin, 29 vjeçare, nga Struga, e cila ishte e veja e Inajet Ohrit, që kishin katër fëmijë dy djen e dy vajza. Qazim beu u martua me behijen, kurse fëmijët e saj i bir soi. Vendimin për këtë martesë, ai dhe Behije Masllafi e sollën pas vdekjes së Inajet bej Ohrit, të cilin në vitin 1935 e gjejmë kryetar të Bashkis së Durrësit. Pasi ndërroi jetë Inajet bej Ohri, Behija ngeli me katër fëmijë jetima, në gjendje tepër të vështirë materiale. Një kohë për fëmijët e saj u kujdesën miqtë dhe shokët, por më vonë, gjendja e saj familjare e financiare iu përkeqësua. Qazim beu ishte në gjendje të mirë materiale dhe për këtë arsye vendosi t’i dalë krahë kësaj familjeje në nevojë. Në realitet ato kishin edhe krushqi të vjetër, sepse njëri nga djemt e Ismail Qemalit, Mahmut Beu ka qenë i martuar me motrën e Inajetit dhe Hamdi bej Ohrit. Me këtë të fundit, ai do të njihet që nga bankat e shkollës së mesme në Stamboll. Pas vendosjes për martesë, Qazim bej Vlora do të vendoset në shtëpinë e Behije Masllafit në Strugë, e cila kishte pasuri të patundshme në qendër të qytetit dhe një pemishte prej afro një hektarësh. Qazimi me bashkëshorten dhe fëmijët rregullisht jetonin në Strugë, pasi u pëlqente qetsia që mbretëronte në këtë qytet “buzë gjolit”, por herë herë jetonin në Tiranë. Fëmijët në Tiranë do të ndjekin shkollimin universitar. Vajza Edibe-do të mbarojë Universitetin dhe ishte Docente në Institutin e Lartë të Bujqësinë në Kamzë /Tiranë / Djali i madh, Edipi do të mbaroi Akademinë Ushtarake në Tiranë dhe do të emërohet komandant i Aviacionit luftarak shqiptar, Djali i vogël, Dashmani-do të mbaroi Akademinë Ushtarake dhe ka qenë komandant i Marinës luftarake shqiptare, dhe vajza e vogël, Hyrmetja do të jetë laborante në Spitalin e Tiranës.
Në vitin 1939, Qazim beu nuhati se në Shqipëri do të ndodhin gjëra të tmerrshme, si dhe njëherit për t’i siguruar një pjesë të madhe të dokumentacionit Qazim beu merrë me vete një sasi të konsiderueshme të librave nga biblioteka personale-familjare, të cilat kohë pas kohe i shfletonte dhe ua huazonte ta tjerëve për t’i lexuar. Këtu në Strugë, ai gjeti shumë miq dhe krijoi shumë shokë, si: Riza Pollozhanin, Beqir Age Bautën, Behlul Efendi Kadiun/ akademi ushtarake të kryer në Stamboll dhe gjeneral i pensionuar i ushtrisë osmane/, Shaban Arsllanin, Mentor Çoku, Riza Drini, Shaqir Beu, Esad Doko e etj.
Pra, në Strugë, në këto vite Qazim beu kishte një rreth relativisht të gjëre shokësh, por ishte i respektuar dhe i nderuar. Ai ka qenë i rezervuar ne shumicën e njerëzve sepse konsideronte se një pjesë bukur e tyre “nuk kishin nivel për të biseduar për çështjet që e pa preokuponin…”.
Pas Luftës Antifashiste NÇ dhe krijimit të Qeverisë Shqiptare, nga Enver Hoxha, do t’i ndërpritet pensioni Qazim beut të cilën e gëzonte nga Mbreti Zog. Aty nga fundi i vitit 1946 ose në fillim të 1947, ai do të kërkoi disa herë “audiencë” (pranim) te Enver Hoxha,por, ky i fundit nuk e pa të nevojshme të prezentohej me emër e mbiemër. Më në fund Enver Hoxha e pranoi në bisedë, por, nuk i premtoi vazhdimin e pensionit. I dëshpëruar, ai për herë të fundit e viziton shtëpinë e dikurshme familjare, me ç’rast vëren se dokumentacioni shqiptar ishte zhdukur e asgjasuar, prandaj do të merrë edhe ato pak fotografi nga albumet familjare dhe do t’i sjell në Strugë. Shtëpia e familjes në Tiranë ndëkohë ishte djegur dhe rrënuar nga rrebeshi i luftës. Ai nuk kishte më se pse të kthehej në atë shtëpi,por që sishte shtëpi sepse ishte shëndrruar në gërmadha dhe e rrafshuar përdhe…
Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, pas Rezolutës së Informbyros (qershor 1948/, Behije i shkruan një letër të shoqit, në të cilën ajo e porosit, që ta “braktis shtëpinë dhe pemishten në Strugë dhe të kthehet në Tiranë, për t’u bashkuar me familjen” në Tiranë. Qazim beu nuk e pranoi këtë propozim edhe njëherit e porositi bashkëshorten Behie që ajo të përkujdesej për fëmijët, me shpresë se së shpejti problemet do të zgjidhen. Ai personalisht ishte arsimdashës, si dhe u bë rob i vetvetes dhe dokumenteve të shumta me vlerë që i kishte ne vete. Ato nuk mund t’ia besonte askujt. Atyre që eventualisht mund tu besonte nuk ishin pranë tij ose nuk jetonin më. Bashkëshortja Behije Mashtrafi, me të kuptuar se Qazimi beu vërtet nuk do të kthehet më në Tiranë, pas mbylljes së kufinjve, iu drejtua me një letër familjeve Laçka dhe Kadiu, në Strugë që të kujdesën për bashkëshortin e saj, tanimë 55 vjeçarë. I lodhur nga moshe relativisht e vjetër 60 vjeçare, i rraskapitur nga traumat që ka përjetuar nga vetmia, si dhe nga sëmundja kronike si pasojë e helmimit në Peruxhia, Qazim bej Vlora ndërroi jetë rreth dekadës së tretë të muajt dhjetor të vitit 1953. Për të qenë ironia e jetës edhe më e madhe, Qazim bej Vlora do të gjindet i vdekur, së paku pas katër (4) ditë pasi kishte ndërruar jetë në shtëpinë e tij, i shtrirë përdhe, nga anëtarët e familjes Laçka, të cilët kishin vërejtur se në oborrin e shtëpisë nuk kishte asnjë gjurmë në dëborën që kishte rënë ato ditë dimri të ftohtë.Trupi i tij i ngrirë do të varroset në varrezat e qytetit, pranë varreve faniljare të Behlul Efendi Kadiut, ku edhe sot prehen eshtrat e tij, në mënyrë tepër modeste, me pjesëmarrjen e miqve struganë.
Për fatin e keq,për shumë vite as varri i tij nuk ka qenë i shënuar, përveç nja dy gurëve te koka dhe të këmba, por edhe ato erosioni i kishte mbuluar. Kjo enigmë do të vazhdoi, deri më 27 nëntor 1997. Për t’i dalur sadopak borxhit këtij personaliteti të shquar të historisë kombëtare, si edhe 28 nëntorit, Festës së Flamurit Kombitar dhe shpalljes së Pavarsisë së Shtetit Shqiptar, Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni, Dega në Strugë, TV “Keltrina”, sidomos punës së palodhur e këmbëngulëse të Zot. Mehmet Latifi, gjurmues dhe dhe publicist i shquar (tanimë i ndjer-2018), që të gjithë së bashku bëmë cka ishte e mundur dhe e duhur për atë moment, që varri i Qazim bej Vlorës të lokalizohet dhe njëherit të shënohet. Këtë aktivitet e mbështetën në forma të ndryshme edhe disa qytetarë nga Struga, si Prof Arif Vinca etj, për vendosjen e një pllake mermeri, ku është shkruar:
QAZIM BEJ VLORA (1870-1953)
nëntor 1997 -SH.H.SH.M.-Dega në Strugë”
Është një e vërtetë e pamohueshme, se për shënimin dhe identifikimin e varrit të Qazim beut, krahas njohurive që kishim nga “nismëtari” i këtij hulumtimi, Zot, Shaban Arsllani-Tateshi nga Struga, i lindur në 1922, si edhe nga shumë qytetarë të Strugës dhe të Ohrit, kontribut të veçantë ka dhënë edhe mësuesi veteranë Remzi Qoku/1934-2002/, nga Dollogozhda e Strugës, i cili ishte i martuar me vajzën e Belul Efendi Kadiut, i cili i kishte lënë një amanet, që ta dijë se i kujt ishte ky varr dhe kush pushon aty si edhe të kujdeset në të ardhmen për këtë varr. Për këtë momente, Zot. Remzi Qoku-personi që ndihmoi në saktësinë e plotë dhe të shënimit të varrit të Qazimit, në mes tjerash do të evokoi: “Unë personalisht nuk e kam njohur për së afërmi Qazim bej Vlorën, por më kujtohet si burrë i shkurtër, i urte, thatanik dhe i qetë. Por, ajo që më obligon ndaj Tij është krahas ndjenjës atdhetare e patriotike ndaj këtij personaliteti, kam edhe një obligim tjetër, sepse e kam edhe një amanet, siç thot populli “se amanetin se kalb toka”, të cilën ma ka lënë vjerri im, Behlul Efendi Kadiu, Një ditë prej ditësh, kur erdhëm për t’i vizituar dhe nderuar të afërmit (më duket se ishte ditë Bajrami) në varrezat familjare, vjerri mu drejtua me këto flalët e di ti se kush pushon këtu dhe i kujt është ky varr, aty pranë? Personalisht u ndodha ngusht se nuk e kisha iden dhe i ngrita supet. “E ta dish, pra se këtu pushon trupi i Qazim bej Vlorës, djali i pestë i Ismail Qemalit, të cilin e kam varrosur me duart e mia. Po ta lë amanet që të kujdesesh për këtë varr. Ndërsa aty pranë pasi jam edhe unë në moshë të më varrosish edhe mua”. Mësuesi Remzi shtoi edhe këtë: “Unë kohë pas kohe i vizitoja varrezat, por pa i treguar askujt se pse shkoja shpesh te varrezat e qytetit. Një ditë vërejta se po i humbin shenjat e gurëve. Unë një ditë pa humbur kohë mora një gur që e gjeta aty pranë dhe ia vendova te kryet ndërsa te këmbët e kishte një gurë të rrafshtë, në formë të një pllake.Ky gur që ia vendova te kryet dhe ajo pllakë guri që është te këmbët, janë garanc që unë e kam çuar amanetin e vjerrit Behlul, ndaj të cilit kami pasur shumë respekt”. Siç kujton vite më vonë Zot. Mehmet Latifi, publicist e gazetarë nga Presheva që pas martesës u shpërngul në Strugë, “ishin fjalet e plakut zot. Shaban Arsllani-Tateshit, i lindur në vitin 1922,i cili më 3 nëntor 1992 (ishte mendjemprehtë, i kthellët në kujtime e mendime) për herë të parë do ta përmendi emrin e Qezim bej Qemalit, “Në ditët e fundit të nëntorit 1992, ndërro jet vjerra ime, e cila njëherit ishte edhe e motra e Shaben Tateshit. Tradicionalisht në Strugë zhvillohej ceremonia shtatëditëshe fetare e të pamunit dhe ngushllimeve, duke pritur e përcjellur njerëz që vinin për ngushllime, si dhe duke kënduar forma të ajeteve Kuranore për shpirtin e të ndjerës. Gjatë netëve të ceremonisë, ishin mbledhur kryesisht intelektualet, miqtë dhe shokët e dr Shefqet Pollozhanit (nëna e të cilit kishte ndërruar jetë) dhe pas përfundimit të pjesës obligative fetare, nisnin bisedat… një moment Shaban Tateshi,ne një ndërhyrje jo normale,e ndërroi kahjen e bisedës dhe u bë nismëtarë i zbardhjen së “jetës dhe varrit se ku prehen eshtrat e Qazim bej Vlorës, duke reaguar në mes tjerash me këto fjalë: “Rrini o burra aty, e mos flisni prralla dhe marrina, se gjoja ky ose ai intelektualë ka shkruar këtë ose atë vepër… Një djal të Ismail Qemalit e kemi pasur në Strugë, o askush nuk e përmend, dhe ia kemi harruar edhe varrin,e ne nëpër ndeje e konaqe flasin për gjëra të kota dhe që nuk kanë ndonjë vlerë…”. vazhdim xha Shabani pa përtesë dhe pa hezitim, por edhe me një mllef të theksuar për harresën e varrit të tij, nisi rräfimin për Qazim bej Vlorën, për aq sa ai kishte arritur që ta njoh…ndër të tjera Shaban Tateshi tha: “Ishte burrë shumë i mirë, i ndershëm, fisnik, bujar, të cilin e harruan historianët, e bashk me te edhe mbar populli dhe emrin e tij e ka mbuluar pluhuri i harresës. E kanë harruar edhe studjuesit e historis së Rilindjes Kombëtare”. Nga bisedat që zhvilluam me xha Shabanin së bashku me mikun Mehmet Latifin, arritëm ti shënojmë shumë Strugës. Sipas dëshminë së Shaban Arallanit, që më vonë u verifikua si e vërtetë, njëri nga gjashtë djemt e Ismail Qemalit (i pesti ne radh), Qazim bej Vlora/1893-1953/,që nga viti 1936 jetoi në Strugë derisa i mbylli sytë në dhjetorin e ftohtë të vitit 1953. Pra xha Shabani, ishte burim i parë dhe i pashtershëm i informacioneve të para dhe kryesore, të cilat i dhan kahje të plotë zbardhjes të personalitetit të Qazim bej Vlorës. Duke e përshkruar figurën e Qazim Beut në hollësi të panjohura, Shaban Tateshi ndër të tjera fliste për “Projektin e përpiluar nga Qazim Bej Vlora për tharjen e kënetës së Strugës, për parandalimin e malarjes që rrezikonte popullsinë ,që njihte edhe fushën e hidro-inxhinjerisë.Këtë projekt, sipas fjalëve të xha Shabanit,e ka vjedhur dhe e ka përvetësuar Jakofçe Popi, i cili në vitet 1960/1961 edhe do ta realizoi këtë. Kjo është një nga dëshmitë se dokumentet të cilat i ruante Qazim beu, pas vdekjes së tij ia kanë konfiskuar Shërbimi.
Për një qeshtje tjetër për të cilën fliste xha Shaban Tateshi,në ndejet tona të shpeshta, panderprerë ishte unaza e humbur e Qazim bej Vlorës. Për këtë xha Shabani na tha: “Qazim beu ishte i shkurtër me trup dhe kishte gishtërinjtë e hollë.Në gishtin e vogël të dorës së majtë, me sa më kujtohet mua mbante një unazë, e cila ishte e ornamentuar (zbukuruar) dhe e gravuar me përkrenarjen e Skenderbeut. Nuk ishte i vetëm Qazim beu që mbane unaz të tillë të gjithë djemt e Ismail Qemalit e kishin nga një unazë identike, që supozohet se e kanë përdorur edhe si shenjë identifikimi të shkresave gjatë korespondencave….
Një ditë vjeshte të vitit 1953, Qazim beu del në qytet dhe futet në një kafene(gjelltore) për të drekuar. Pas ngrënjes e thërret kamarierin për të paguar, por për habinë e tij, pasi kishte ndërruar pallton e kishte harruar portofolin ne para në kostumin tjetër. Për të mos lejuar përgoimin nga ana e kamarierit sllavomaqedonas, Qazim Beu nxjerr unazën nga gishti dhe i drejtohet kamarierit:”mbaje unazën, derisa t’i sjell paratë. Pasi del nga gjelltorja apo kafeneja Qazimi drejtohet Bankës ku kishte para të depozituar dhe ku punonte edhe s. Rustem B. Bauta, nxjerr para dhe për pak kohë rikthehet në gjelltore, për të paguar drekën dhe për të marrë unazën e lën “peng” Por, kamarieri përdor mënyra të ndryshme të tija, e më në fund i thotë se unazën e ka humbur. Ai duke pasur situatën (pozitën) e vet juridike, nuk ka dëshiruar për t’i acaruar bisedat ne kamarierin, ka dalur nga gjelltorja, i dëshpruar. pas i ka takuar miqtë e tij, Behlul Efendi Kadiun dhe Shaban Arsllanin të cilëve un tregon rastin edhe atyre. Këtë e konfirmojnë edhe burime të tjera.
Unazën e Qazim beut kamarieri ia ka dhuruar motrës së vet për martesë. Mirpo e motra kur e vërejti se unaza e ka përkrenaren e Skenderbeut, nuk ka dëshiruar që ta mbaj në gisht.
Në argjendarinë e z. Shpëtim Pollozhanit, në qytetin e Strugës, një ditë vere të vitit 1998, befas do të hy një grua për të bërë këmbimin e stolive të dëmtuara prej ari e argjendi me para ose me kompensin me flori. Pasi i verifikuan dhe i vlerson florinjtë /stolit e ofruar/ z. Shpëtim P. në njërën nga unazat věren një përkrenare dhe për stolitë e tjera, gruas monqedonase i ofron kompensimin në të holla e pjesërisht në Flori. Për vërtetësinë e unazën se ka qenë pronë e Qazim beut e ka pranuar edhe “pronarja” (gruaja maqedonase) që e ka sjellur për t’u këmbyer në argjentari. Pas disa ditësh kjo unazë nga Zot. Shpëtim Pollozhani i dhurohet Muzeut “Via Kandavia” në Livadhi, ku ruhet si sytë e ballit nga profesor Nebi Dervishi.
Për Qasim beun vite më vonë do të prononcohet vite në vonë edhe Edip Ohri, njëri nga djemt e birësuar, gjatë vizitës që bëri në qytetin e Strugës, i cili në mes tjerash tha: “Qasim beun Ismail Qemali e kishte sekretarin e tij personal, i cili e ka ndjekur babanë e tij në të gjitha udhëtimet dhe takimet diplomatike dhe politike të tij, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ai ka qen me të në Londër, në Vienë, në Romë etj. ka qenë edhe në bisedime me krerët dhe udhëheqësit e Levizjes patriotike në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë, së bashku ne burrat e shquar në Shqipëri, si Luigj Gurakuqi, Isa Boletini etj. Atë shpesh herë e ka quajtur “QAZIMI ESHTE MEMORJA IME…”.Qazimi ka qenë pranë babait të tij deri në momentin e fundit të jetës, kur ai i mbylli sytë përgjithmonë në Peruxhia të Italisë, nga helmimi në vitin 1919.në fakt edhe vet Qazini së bashku me baban e tij u helmua, por ai jetoi, pasojat e të cilës i vuajti deri në fund të jetës.
Qazim bej Qemal Vlora ka qenë njeri i kulturuar, me arsim të lartë universitar, i cili ka ndjekur studimet në fakultetin e ixhinjerisë së ndërtimit në në Belgjikë. Ai zotronte shumë mirë gjuhën frenge, angleze, italiane, turke e ndonjë tjetër. Ishte studiues kishte nje bibliotekë të pasur dhe ruante pafund të gjithe dokumentet e veprimtarisë politike e diplomatike për çështjen kombëtare, zhvilluar nga Ismail Bej Qemali. Fatkeqsisht në kohën e mbretit Ahmet Zogu e aq më tepër pas viteve 1944-1945, në kohën e monizmit në Shqiperi Personalitetet e larta të shtetit shqiptar nuk treguan asnjë interes për këto dokumente, aq të rëndënishme për historiografinë shqiptare. Madje, pas viteve 1945, ndaj pasardhësve të familjes së atdhetarit të shquar të kombit shqiptar, Ismail Qemalit, nuk u tregua kujdesi dhe trajtimi që meritonin. Fakt është se, ata mbyllën jetën e tyre në varfëri të plotë. Qazim beu,ka qenë një familjar i mirë, tepër human dhe i kujdesshëm, i cili na mori neve në kujdestarinë e tij atërore, dy djemt e dy vajza, nënën tem dhe gjyshen time nga nëna, duke qenë edhe vet në kushte jo aq të mira materialo-ekonomike. Megjithatë ai tregoi një kujdes të veçantë për arsimimin dhe edukimin tonë, si njerëz të ndershëm e atdhetarë të vendit tonë. Ai asnjëherë nuk ndërhyri në pikëpamjet tona ideologjike e politike. Për atë rëndësi kishte në radhë të parë, të brumoseshim si patriotë, ta donim Shqipërinë dhe shqiptarinë, si dhe të luftonim për çlirimin e plotë të Shqipërisë nga okupatori fashist dhe që ai e realizoi plotësisht. Ndërkaq ai personalisht ka qenë një demokrat me preferenca anglo-franceze, pasi edhe kültura që kishte, e tërhiqte më shum ndaj atij sistemi shoqëror.
Qazim beu jetoi për një kohë të gjatë në mesin e Struganëve, ndaj të cilëve ushqente dashuri dhe respekt të madh, pasi ai gjithmon thoshte se Struga, Ohri, Dibra… kanë qëndruar pranë dhe besnik ndaj Ismail Qemalit për çështjen shqiptare, në momentet e caktuara politike. Madje vëllau i Qazimit, Ethem bej Vlora ishte i martuar me motrën e atdhetarit të shquar Hamdi bej Ohrit /e cila njëherit ishte edhe halle e Edip Ohrit-N.D.) dhe si shumë atdhetar të tjerë të krahinave tona shqiptare të Maqedonisë të thirrura nga Ismail Qemali, shkuan në Vlorë në nëntorin e 1912 dhe vënduan firmën e tyre në dokumentin e rëndësishëm të themelimit të shtetit shqiptar, në shpalljen e Pavarsisë /Akti i Shpalljes së Pavarsisë/.” ne fund z. Edip Ohri do ta përmbyll me fjalët:”Ju faliminderoi vëllezër e motra strugan që më dhatë mundësinë për të komunikuar drejtëpërdrejtë me Ju,për kënaqesinë e madhe për të uruar njëri-tjetrin me rastin e Festës së madhe të Shpalljes së Pavarsisë dhe mirënjohjes sonë për identifikimin dhe ekspozimin dhe rregullimin të varrrit të birit të atdhetarit të shquar Ismail Qemalit… Respekt dhe mirënjohje të thella për ju bashkë qytetarë të dashur Struganë” tha ndër të tjera z. Edip Ohri,djali i birësuar i Qazim beut, i cili në vitin 1999 aktualisht jetonte në Tiranë.
Viti 2024, kur bashkohen në një të vetme, dy skajet e jetës së tij:131 vjetori i lindjes dhe 71 vjetori i vdekjes, ne bashkëqytetarët e tij duhet te përkujtojmë me respektin më të veçantë për veprimtarinë e këtij personaliteti. Pra Qazim bej Vlora ndërroi jetë në dekadën e tretë të muajt dhjetor të vitit 1953. Me vdekjen e tij (Qazimit) historiografia shqiptare humbi një thesar të madh të dokumentacionit në origjinale të shpalljes se Pavarsisë, të cilat Qazimi i ruante si syt e ballit. Sipas hulumtimeve të kryera me miqtë dhe bashkohanikët e Qazim beut, enigma e këtij problemi na shpie se ky thesar, pak ditë pasi mbylli sytë, iu konfiskua nga sigurimi Shtetëror/UDB-ja), numër i madh librash nga biblioteka shum e pasur personale. Jam plotësisht i bindur se ky theser me vlera të mëdha historike duhet kërkuar në Arkivin historik në Shkup, Manastir ose në Beograd.
Portretin kushtuar Qazim bej Vlorës po e përmbyll me shpresën se në një të ardhme të afërt nga studjuesit e rinj do t’i kushtohet një studim apo monografi gjithpërfshirëse, sepse Struga dhe Struganët ia kanë borxh këtij personaliteti, i cili 17 vjet të fundit jetoi e i kaloi në “Kasabanë e Strugës siç shprehej dikur Dr Ibrahin Themo dhe ku prehen edhe eshtrat e tij, në verrezat e qytetit, shumë pranë “gjolit”/liqenit-Strugës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për gjysëm struganin Qazim Bej Vlora
Livadhi e Strugës
20 dhjetor 2024,
Prof. Nebi Dervishi