
Sipas ministrit të MPB-së, Toshkovski, janë bastisur 24 persona, në 30 lokacione, ku prej tyre 28 në Shkup dhe dy në Veles.
“Pas bastisjeve deri tani është gjetur armë zjarri, mjete tjera lidhur me të, pancirë dhe deri tani jaën gjetu mbi 30 milionë denarë”, tha Toshkovski.
Janë marrë 5 motoçikleta, sasi më e madhe e ari, telefona dhe gjësende tjera.
Toshkovski tha se janë duke rrjedhur bastisje dhe se është ngritur kallëzim penal për 18 persona, për veprën penale vrasje, tentim për vrasje, ndërsa në mesin e tyre është edhe vrasje në Shisha Bar në Çarshi.