Robotët e policisë patrullojnë rrugët e Kinës dhe nuk kanë frikë nga konfrontimet me kriminelët

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video nga Kina që të kujtojnë filma fantastiko-shkencor. Në plan të parë janë oficerët e zbatimit të ligjit që patrullojnë rrugët në shoqërinë e robotëve të inteligjencës artificiale të krijuar për të zbuluar dhe ndaluar krimet.

Robotët e policisë janë prodhuar nga kompania “Logon Technologies”, dhe synimi është të ndihmojë punonjësit e policisë dhe t’i zëvendësojë ata në situata të rrezikshme.

Sipas prodhuesit, robotët autonome mund të lëvizin në tokë dhe ujë, duke arritur shpejtësi deri në 35 kilometra në orë dhe mund të përballojnë ndikime deri në katër tonë.

Ata janë të pajisur me teknologji të sofistikuar të njohjes së fytyrës dhe kamera për të zbuluar parregullsitë në mjedisin e tyre. Ata mund të thërrasin përforcime – robotë të tjerë ose njerëz, por mund të kapin edhe vetë kriminelët.

Zgjidhje e përkohshme apo e përhershme?

Për nevoja të tilla, ata janë të armatosur me një rrjetë dhe gaz lotsjellës, pajisje për lëshimin e valëve të zërit dhe granata. Aftësia e tyre për të lëvizur në të gjitha kushtet tregohet në videon promovuese.

Edhe pse ata janë parë duke patrulluar me forca njerëzore policore, mbetet e paqartë nëse kjo është një periudhë prove apo një zgjidhje e përhershme.

Ajo që është e qartë është se Kina po investon shumë në teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe robotët, të cilët me sa duket kanë gjetur aplikim edhe në sektorin e sigurisë publike.