
Publikisht e urova Ditën e Flamurit Shqiptar, publikisht e urova ditën e Marrëveshjes së Ohrit dhe kam rejting të mirë”.
Kështu kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi në Click Plus që do të emitohet sonte me fillim prej orës 21:30, teksa u pyet për zhvillimet e fundit dhe tensionet mes maqedonasve dhe shqiptarëve.
Mickoski ka ndaluar edhe te ndarja e buxhetit. Ka kujtuar shumën e ndarë për Universitetin “Nënë Tereza” dhe ka bërë të ditur se për këtë vlerë është kritikuar nga kolegët e tij në Universitin e Shkupi, ku është profesor edhe vetë ai.
“Dua bashkim dhe jo ndarje. Shtet për të gjithë. 25 milionë euro për “Nënë Terezën”. A e dini sa jam sulmuar nga kolegët e mi? Më pas 250 milionë euro për komunat… nuk i ndajmë”, tha Mickoski.