
Arsim Papraniku është biznesmeni që, me automjetin e tij dhe targa diplomatike, e ka transportuar Artan Grubin në Kosovë, pak para fillimit të aksionit policor, konfirmojnë burimet e hetimit për TV Telma.
Grubi udhëtoi drejt Kosovës me mjet diplomatike, së bashku me biznesmenin e njohur dhe të suksesshëm në rajon nga Maqedonia, Arsim Papraniku, i cili, në vitin 2018, u emërua konsull nderi i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë.
Fusha konsullore mbulon qytetin e Strugës, dhe si konsull nderi, Papraniku ka vepruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me rregullat dhe normat e aktiviteteve konsullore, duke pasur si detyrë të promovonte dhe mbronte interesat e Kosovës, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kur Paprani mori pozitat e konsullit.