
Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas kërkesës së BDI-së për “Veting”.
Mexhiti thotë se ky proces ka filluar tashmë dhe shton se po afron ora e përgjegjësisë.
“Vetingu i politikanëve, gjyqtarëve dhe bartësve tjerë të funksioneve publike ka filluar. Lista e zezë e Stejt Departamentit, partnerit tonë më të rëndësishëm strategjik, e përpiluar në mënyrë të paanshme dhe larg çdo ndikimi të aktorëve dhe faktorëve lokalë, ishte hapi i parë serioz në këtë drejtim.
Koha e demagogjisë dhe farsës politike ka përfunduar. Po afron ora e përgjegjësisë”, ka shkruar Mexhiti.