Mickovski: Kjo Qeveri nuk do të bëjë më lëshime kur bëhet fjalë për procesin e integrimit evropian

Nëse Brukseli është i gatshëm të gjejë një zgjidhje konstruktive dhe të vazhdojë rrugën, ne jemi gjithmonë këtu për t’u përgjigjur pozitivisht, përndryshe mund të konkludoj se ne si shtet dhe Ballkani Perëndimor për fat të keq nuk jemi në fokusin e kësaj administrate të Brukselit, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit nëse ai pret ndryshim në pjesën e rrugës së integrimit evropian të vendit në prag të udhëtimit të tij në Bruksel të martën. Mickoski thotë se vendi do të vazhdojë të promovojë vlerat evropiane, por se deri më tani ka bërë shumë për t’u anëtarësuar në Bashkimin dhe se nuk do të ketë më lëshime.

“Ne po bëjmë reforma në përputhje me monitorimin e Evropës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, ne nuk jemi rrezik, jemi nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Dhe për shkak se ka politikanë në Bruksel që kanë vendosur të jenë pengje të politikanëve që janë ende me mendje në mesjetë, në vend që të shohim shekujt 21 dhe 22, ne nuk kemi ndërmend të bëjmë më lëshime derisa jemi në Qeveri, nëse gjejnë një Qeveri tjetër, atëherë le ta sjellin, le të bëjnë lëshime të tilla, kjo Qeveri nuk do të bëjë lëshime të tilla”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Krahas Mickoskit, të mërkurën me të në Bruksel do të shkojë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, i cili shprehet se qytetarët nuk janë më të sigurt se zbatimi i ndryshimeve kushtetuese është pengesa e fundit për rrugën evropiane të vendit.

“Ne duhet të shënojmë një rrugë të qartë se si negociatat tona do të shkojnë drejt anëtarësimit të plotë – çfarë pritet nga ne dhe çfarë duhet të bëjmë për të pasur një rrugë të parashikueshme dhe të caktuar. Nuk po them se dhënia e një zgjidhjeje të tillë do të jetë e lehtë as për ne si vend dhe as për BE-në, por po them se një zgjidhje e tillë që jep siguri dhe parashikueshmëri do të jetë kryesisht më e mira për ne që të mos jemi përsëri në këtë situatë, por gjithashtu do të jetë shumë e rëndësishme për besueshmërinë e BE-së që ajo dëshiron të krijojë në rajon”, u shpreh Timço Muçunski.

Të mërkurën, ai do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku priten më shumë takime të përfaqësuesve vendorë me përfaqësues të Bashkimit Evropian, të cilat duhet të përqendrohen në proceset e aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkim