Bujar Osmani: Hyrja e VLEN-it në Qeveri, kundër vullnetit të shqiptarëve

Ja reagimi i plotë i Osmanit:

Ajo që po shohim në këtë qeveri, si trajtohen vLEN, është e turpshme.

Të gjithë ne, shqiptarët, pa dallim bindjesh politike, ndjejmë poshtërim të përbashkët.

Edhe pse qëndrimi ynë mbetet se hyrja e tyre në qeveri, kundër vullnetit të shqiptarëve, është një turp dhe tradhti, është e rëndë të shohim pasojat që po vuajnë njerëzit tanë për shkak të kësaj dobësie, mungese dijeje dhe nënvlerësimi.

Andaj u themi, edhe përkundër gjithçkaje ne jemi ktu. Nuk do të bëhemi pjesë e kësaj qeverie pa u rikthyer legjitimiteti tek populli.

Nëse duhet edhe do ju mbështesim

vetëm mos e nënçmoni kështu dinjetitin e popullit!