
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka regjistruar një tërmet në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit
“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematikor në Shkup, herët në mëngjesin e sotëm, 13.12.2024 në ora 01:36 ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ishte 47 km në jugperëndim të Shkupit, në zonën epicentrale të Tetovës-Gostivarit me magnitudë lokale Rihter ML2.3.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Gostivar dhe rrethinë me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.