Për një Strugë me siguri maksimale gjatë festave të Vitit të Ri -takim koordinativ

Zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strugë mbajtën një takim pune koordinues me përfaqësues të objekteve hotelierike dhe gastronomike të qytetit, si dhe me përfaqësues dhe persona përgjegjës nga agjencitë e sigurimit privat.

Gjatë takimit u përcaktuan masat për koordinimin e aktiviteteve me qëllim përmirësimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe rritjen e sigurisë së përgjithshme në rajon në prag të festave të ardhshme të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Përfaqësuesit e SPB Strugë theksuan veçanërisht rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të siguruar një gjendje të qëndrueshme të sigurisë gjatë ditëve festive dhe për t’u përballur me sukses me çdo shkelje apo vepër penale të mundshme, njofton SPB Ohër.

Gjithashtu, u theksua nevoja për respektimin e orarit të punës dhe u bë një vëmendje e veçantë për respektimin e rregulloreve që ndalojnë praninë e të miturve në objektet gastronomike.

U ra dakord për punë ekipore dhe angazhim të shtuar, koordinim të ndërsjellë dhe mobilitet të rritur për të vepruar më efikas në të gjithë rajonin, shtojnë nga SPB Ohër.