Shkruan: Avdyl Jakupi-Çakalla
Lufta e vitit 2001 pati afat vitin 2004 me i plotësu gjitha kërkesat dhe me u dorëzu Armatimi i UÇK, mirëpo Ali Ahmeti u amnestua vetëm vetë dhe qindra ushtarë të UÇK la pa Amnesti. Në disa aksione, kur ai ish në pushtet, u vranë me dhjetra ushtarë të UÇK-së, si në Brezë, Kondovë, Çairçankë, Rakovec, Brodec, Radushë, Brodec, Kumanovë,… Pra, sipas mendimit tim, Ali Ahmeti vrau shokët e vetë dhe burgosi me qindra ushtarë të UÇK. Por rasti i fundit ku Ali Ahmeti u zu me “pelë për dore” duke liruar Sasho Mijallkovin na bën të kërkojmë rihapje të “Rastit të Kumanovës” ku me dhjetëra ushtarë të UÇK u vranë dhe mbi 40 u dënuan. Ata duhet të lirohen. Është koha që Ali Ahmeti, Artan Grubi…, të dalin para drejtësisë për keqpërdorim dhe montime në Maqedoni duke keqpërdorë patriotizmin në Maqedoni për të mbijetuar në politikë. Stop politikave korruptive në emër të kombit shqiptar, stop patriotizmit fallco të Ali Ahmetit.