
Muhamet Borova
PARADOKSALE 11
Derisa një individ ushtron funksion të lartë , e ndien veten si “mbinjeri”.Politikën e përdor për qëllimet profitabile. Modestin e zëvendëson me narcisizëm. Funksionet nuk janë të përhershme! Kur një ditë në kalldrëmet e qytetit do të ecë si njeri i zakonshëm, kupton sa naiv paska qenë . Njeriu modest mbetet i ndershëm, edhe kur “thesaret e botës” janë në duart e tij, ai nuk i keqpërdor!