
Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali.Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është Lulzim Buci.
Ai humbi jetën në vendin e punës, pasi ra nga një lartësi prej 6 metrash, pasi struktura e betonit në magazinën ku ai punonte u shemb.