Vdekja e shqiptares 21-vjeçare në Itali: “U shfrytëzua nga bashkëshorti për prostitucion“

Sonila Cani, një 21-vjeçare me origjinë shqiptare u gjet e pajetë në mars të vitit 2021 në një apartament në periferi të Torinos, vdekja e së cilës është ende mister.
Historia e Sonilës, e shfrytëzuar nga një grup shqiptar që drejtonte një rrjet prostitucioni në kryeqytetin piemontez, doli pas operacionit të skuadrës fluturuese, të quajtur Mariposa, e cila javën e kaluar çoi në pesë masa paraprake për krime, duke filluar nga grabitja deri te nxitja e emigracionit të paligjshëm.
Gjashtëmbëdhjetë persona janë nën hetim. Sipas prokurorisë së Torinos, siç raporton gazeta La Stampa, vajza mund të jetë shtyrë për të kryer vetëvrasje. Hetimet koordinohen nga prokurorja Valentina Sellaroli.
Operacioni që çoi në çmontimin e rrjetit filloi në maj 2022 nga një grabitje ndaj një prostitute shqiptare. Hetimet zbuluan një sistem kriminal që përfshinte gra të reja të detyruara të prostitucionin në zona të veçanta të qytetit si Barriera Nizza dhe Madonna di Campagna.
Viktimat, të gjithë të kombësisë shqiptare, sipas asaj që është rikonstruktuar, kanë pësuar ngacmime të vazhdueshme fizike dhe psikologjike. Gratë u detyruan t’ua dorëzonin të gjithë të ardhurat shfrytëzuesve të tyre dhe ndodheshin në kushte nënshtrimi total, të mbajtura edhe nëpërmjet lidhjeve sentimentale manipuluese. Mes tyre do të ishte edhe Sonila, e gjetur e pajetë në banjën e një apartamenti të vogël ku jetonte me partnerin e saj (tani ndër ata që janë nën hetim) dhe fëmijën e saj dy vjeç.