Për herë të parë Maqedonia shënoi tepricë parash në buxhet, Mickoski: Nuk ka më kompani “fantom” që thithin para!

Kryeministri Hristijan Mickoski, mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur” me temën “Buxheti 2025” në TVM, theksoi se nuk ka më “kompani fantazmë” që nxjerrin para nga buxheti i shtetit me fatura fiktive për rikthimin e TVSH-së dhe se kjo ka rezultuar me atë qënë tetor për herë të parë në Buxhet ka suficit (tepricë) mjteshe me të cilën janë paguar pensione më të larta, paga më të larta në arsim dhe shëndetësi.

“Pas një kohe të gjatë të kemi pasur suficit në buxhet, e ai në tetor ka qenë përafërsisht një miliard e 125 milionë denarë. Dhe ky ishte një sukses i mirë për Qeverinë dhe ndihmoi jo pak në rehabilitimin e disa situatave. E kam fjalën për aspektin e likuiditetit. Për sa i përket luftës kundër ekonomisë gri, mund të them se rritja e të ardhurave që vijnë fillimisht nga puna e DAP-it dhe Doganave maten më së shpeshti në përqindje dyshifrore, 12, 15 edhe më shumë se 20 për qind. Kjo do të thotë se nuk ka më kompani fantazmë që kërkojnë rikthim të TVSH-së”, tha Mickoski dhe shtoi:

“Muaji i gjashtë që nga qeveria shkaktoi që shumë prej kompanive fantazmë që shpesh vuajnë nga falimentimi, t’u rishiten njerëzve që nuk ekzistojnë jashtë vendit, duke shkaktuar një vrimë të tillë në Buxhet sa herë pas here likuiditeti vihej në pikëpyetje. Dhe tani është zhdukur”.