Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një konference për shtyp në selinë e Tetovës ka bërë të ditur se do të ndërpresi bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur me VMRO-DPME-në. Kjo vjen si pasojë e incidentit të djeshëm gjatë protestave ku vëllai i një prej eksponentëve të ASH-së me detyrë drejtor në Ndërmarrjen e Higjienës Komunale shtiu me armë zjarri, ndërsa ky i fundit u shkarkua nga detyra nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit.
“Mbrëmë i gjithë opinioni ishte dëshmitarë edhe i një skenari për të sulmuar shqiptarët e Shkupit dhe pronën e tyre, ngjashëm si skenaret e kaluara ku për qëllime dhe pazare politike shqiptarët bëheshin kurban, ndërsa BDI, LSDM dhe VMRO përfitonin pikë politike. Rruga drejt BE-së nuk guxon të merr haraç pronën dhe jetën e qytetarit shqiptar. Këtë e themi hapur dhe zëshëm për ata që në emër të evropianizimit e bëjnë kurban shqiptarin dhe kundrejt atyre që protestat kundër evropiane i drejton kundër popullit më evropian, popullit shqiptar. Kontaminimi dhe metastazimi i Levicës në VMRO-DPMNE, rikthimi i skenarëve të përbashkëta të BDI-së dhe VMRO si në kohën e Gruevizmit, tani me mbështetje të LSDM-së, janë lehtë të lexueshme dhe të patolerueshme për Aleancën për Shqiptarët. Ne nuk lejojmë që të jemi as pjesë e as viktima të skenarëve të tilla. Aleanca për Shqiptarët nuk lejon as dëmtimin e shqiptarëve, as nënçmimin e shqiptarëve dhe as të shkelet krenaria e shqiptarëve. Andaj pa marrë parasyshë tendencave të përhershme për ta njëllos Aleancën për Shqiptarët, rrugëtimin e saj të pastër dhe të drejtë, drejt vlerave perëndimore, drejt barazisë së tërësishme të shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut, njoftojmë opinionin se bashkëpunimet që kanë dashur të ja mveshin Aleancës janë vetëm insinuata në mendjet e liga të oponentëve tanë politik. Dhe në qoftë se duan edhe një herë rikonfirmim, Aleanca për Shqiptarët është e shqiptarëve dhe e kërkujt tjetër, është e popullit dhe e kërkujt tjetër, është në Aleancë me NATO-n dhe perëndimin dhe me kërkënd tjetër. Dhe për ta kofirmuar këtë si pasojë e zhvillimeve të fundit, thirjeve anti shqiptare, inskenimeve të cilat mëndja jonë e shëndoshë as nuk mund ti kuptojë, ne i japim fund çdo lloj bashkëpunimi për sa kohë këto subjekte politike nuk reflektojnë dhe nuk ndërpresin logjikën e përfitimit politik duke anatemuar shqiptarët”- deklaroi Vjollcë Berisha, Sekretare e Përgjithshme e ASH-së.