
Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë qytetarët që nesër në ora 09:00 të mblidhen tek Gjykata Kushtetuese, në mbrojtje të gjuhës shqipe.
Njoftimi vjen nga BDI, teksa shtojnë se të bashkuar duhet të dërgojnë mesazh për respektimin e barazisë dhe vlerave demokratike.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Nesër, më 11 dhjetor, në ora 09:00 para dite, ju ftojmë të bashkoheni me ne përpara Gjykatës Kushtetuese.
Ky është një moment vendimtar për të ardhmen e shtetit tonë multietnik dhe demokratik.
Të bashkuar dhe të qetë, le të dërgojmë një mesazh për rëndësinë e respektimit të barazisë, drejtësisë dhe vlerave demokratike.
E ardhmja është në duart tona!