
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i është bashkëngjitur nismës “Roja e gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese, përcjell TV21. Nga tenda para Gjykatës, Ahmeti i dërgoi mesazh kryeministrit Hristijan Mickoski, që mos të preket, siç tha ai, palca e shqiptarëve.
“Z.Hristijan, lufta u ndërpre me një kompromis që palët nuk i kënaq, edhe ne jemi të pa kënaqur me atë kompromis, por kompromiset janë zgjidhja më e mirë. Si për ju, ashtu edhe për ne. Prandaj respektoni Marrëveshjen e Ohrit dhe mos cenoni dhe mos prekni në palcën e shqiptarëve, sepse nuk është mirë as për ju, as për ne, ky shtet është i përbashkët”, tha Ahmeti!