Tre trupat e pa jetë që u gjetën dje në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt i improvizuar fetar në fshatin Cërveni Bregovi të qytetit të Negotinës me urdhër të prokurorit publik janë dërguar për autopsi që të konstatohen shkaqet e vdekjes si dhe është dhënë urdhër për ekzaminimin e aparatit të gazit që është përdorur për ngrohje. Sipas prokurorisë, gjatë ekspertizave fillestare, nuk janë konstatuar gjurmë dhune. Sipas informatave, dyshimet e para janë se tre personat kanë humbur jetën nga asfiksimi ndërsa prokuroria ka dhënë urdhër për ekspertizë edhe të pajisjeve me gaz që kane përdorur për ngrohje.
“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në fshatin Cërveni Bregovi të Negotinës, ku në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt i improvizuar fetar, janë gjetur tre trupa të pajetë, mes të cilëve edhe një i mitur 14 vjeçar. Gjatë ekspertizës fillestare nuk janë konstatuar gjurmë dhune”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar .
• Prokurori ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes
• Nuk janë konstatuar gjurmë dhune
Sipas policisë së Negotinës, ngjarja është denoncuar dje rreth orës 16:35 se në një shtëpi në fshatin Cërveni Bregovi janë gjetur tre të vdekur.
“Në drejtorinë e Policisë së Negotinës është denoncuar se në një shtëpi në fshat janë gjetur të vdekur J.J. 71 vjeçar nga Manastiri F.E. 66 vjeçar nga Resnja dhe një i mitur nga fshati Cërveni Bregovi të Negotinës. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës së Negotinës, ndërsa prokurori publik në bashkëpunim me grupin hetimor nga policia e Negotinës kanë kryer hetim të vendit”, thonë nga SPB Veles .
• Vdekjen e ka konstatuar mjeku
• Është kryer hetim në vendin e ngjarjes
Viktimat janë të moshës 71 dhe 66 vjeçare ndërsa viktima e tretë është vetëm 14 vjeçar.