Tabela të reja për automjetet në Maqedoninë e Veriut, por do jenë për pushtetarët!

Më 10 dhjetor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë Rregulloren sipas së cilës automjetet shtetërore duhet të jenë të njohura për publikun me regjistrimin e tyre kuq e verdhë.

Vlerësimet janë se brenda katër muajve të gjitha makinat qeveritare dhe shtetërore do të pajisen me këto targa.

Pasiqë ato do jenë të dukshme qytetarët të mund të denoncojnë abuzimin me këto mjete.

Paralelisht po punohet edhe për regjistrin e automjeteve zyrtare, i cili do të menaxhohet nga Shërbimi për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta. Në një paketë me ndryshime të mundshme në kodin etik të Qeverisë, synohet parandalimi i abuzimeve në përdorimin e automjeteve zyrtare.