
Ju rikujtojmë gjithë këtyre që tani kur u shtrye, e u përdhosë gjuha shqipe për toke nga viti 2001 e deri tani, e sidomos kur gjëja me riparimin e Ligji për gjuhët në viti 2018. Nga kjo neglizhencë e Qeverive të mëparshme ku edhe sot nuk po dihen shkaqet, ende mbeten të panjohura pse mbeti ky status i mjerueshëm, që po mundëson subjektet politike maqedonase ta vejnë në tavolinë për biseda, po edhe për abrogim.
Tani secilit i është e qartë se ky ligj ishte i keqkonceptuar, e si i tillë nuk i dedikoheshte zyrtarizimit të ligjit të Gjuhës Shqipe!
Ne si Shoqat e Arsimtarëve Shqiptar (SHASH-ë) Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, po edhe unë si kryetar nga 2005-2016, e më pas si ish-kryetar reagonim rregullishtë se ligji si i tillë i referohet Gjuhës së panjohur të 20%-shit!
Kërkonim nga subjektet politike, institucionet intelektuale e akademike, po edhe sektori civil, po edhe anëtarët shqiptarë të Kushtetueses, të reagojnë lidhur me rikorigjimin e Ligjit, nëpërmjet propozimeve konkrete, që Gjuha Shqipe, të etablohet ligjërisht, sipas kërkesave të Komisionit të Venedikut, përfshi aty, përfaqësimin e saj si Gjuhë zyrtare, madje edhe në dispozitat ligjore, që parashikojnë përdorimin e saj edhe në banknota, edhe në uniformat e ushtrisë dhe në të trija nivelet e gjyqësorit, kurr nuk gjetëm mbështetje.
Këta që sot janë zgjuar nga gjumi ato kohë zgjodhën rrugën e heshtjes, sa duket ishin bërë pjesë e politikës, edhe pse politika duheshte të ketë duart largë këtyre institucioneve.
Tani a do të mjaftojnë këto lotë krokodilli, me kërkesa për të ruajtë marrëdhëniet ndëretnike në vend, e ruajtjen e rrugës së vendit drejtë Unionit Europian!
Mbeteme me shpresë (nga se shpresa vdes e fundit) se Gjykata Kushtetuse, do të tregojë pjekuri të duhur, në momentin e dhënë në mënyrë që të ruhet paqja ,stabiliteti dhe integriteti i vendit.
Largë asajë, mos të heqin dorë miqtë tanë, shpresë për të na ruajtë edhe këte të drejtë elementare të përdorimit të gjuhës amëtare, të garantuar me të drejtat e lirit e njeriut.