Mickoski paralajmëron arrestimin e ish-funksionarëve të BDI-së

Prandaj kërkoj nga të gjithë qytetarët dhe maqedonasit, shqiptarët të jenë të qetë. Ky është një grup i izoluar i ish-zyrtarëve të lartë të pushtetit për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë kryer një krim të madh, i cili dalëngadalë do të fillojë të zbardhet së shpejti”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për media në Qeveri.

Nëse interpretohet kjo deklaratë e kryeministrit, mund të kuptohet se bëhet fjalë për partinë politike BDI. Me apo jo me dashje, kryeministri në deklaratën e tij zbuloi se “këtë” do ta shohim shumë shpejt, pra sot.