
Një aksident trafiku ka ndodhur pranë Novo Sello, komuna Debërca, ku kanë ndërhyrë dy ambulanca dhe shërbimi i zjarrfikësve. Mësohet se në aksident është përfshirë sigurimi i Afrim Gashit.
Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, ka konfirmuar se një pjesë e sigurimit të Afrim Gashit ka dalë nga rruga në komunën Debërca.
“Në aksident janë lënduar tre persona, të cilët janë transportuar në spital”, tha për Ohër 1 zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
Të tre të lënduarit nga sigurimi janë hospitalizuar në spitalin “Shën Erazmo” pranë Ohrit.
Pas aksidentit, eskorta e Kryetarit të Kuvendit mbërriti në Ohër dhe për një kohë të shkurtër u pezullua trafiku në qytet.