Përkujtojmë personalitete!

Sot bëhen plot 4 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e profesorit të nderuar, Hamit Merko (11.11.2020).

Një copëz biografie:

Profesori Hamit Merko hapat e parë drejt arsimimit i ndoqi në shkollën fillore “Ashim Agushi” në Ladorisht. Më pas, ai vijoi shkollën e mesme në Prishtinë, duke përballuar sfida të shumta të kohës, mes sakrificash dhe vështirësish të përditshme për shkak të situatës së atëhershme në Kosovë.

Pas përfundimit të arsimit të mesëm, Hamiti iu drejtua Gjermanisë për të ndjekur studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, në Karlsruhe. Nuk ndaloi me kaq; dëshira për të përmirësuar veten e shtyu të kryente dhe studimet mbi Letërsinë Gjermane në Stuttgart, duke përfunduar një karrierë akademike të suksesshme dhe deri ne vitin 2004.

Pas kethimit ne vendlindje, Hamiti ia dedikoi jetën arsimit në Strugë, ku shërbeu si profesor i përkushtuar. Përveç angazhimit profesional, ai luajti një rol të rëndësishëm në ndihmën ndaj komunitetit të tij në Ladorisht, duke mbështetur me përkushtim aktivitete humanitare përmes “Shoqatës Humanitare Ladorisht,” një organizatë që i shërben popullit edhe sot.

Për fat të keq, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, profesor Hamiti u bë një nga viktimat e saj të shumta. Kujtojmë me respekt dhe mirënjohje sakrificën dhe përkushtimin e tij ndaj arsimit dhe komunitetit.

Allahu e mëshiroftë me Xhenetin Firdeus.