VLEN: BDI interpelancë duhet t’i bëjë vetes!

Kanë reaguar nga Koalicioni VLEN nga ku thonë se VLEN hedh poshtë interpelancën e Blerim Qoseto Bexhetit, Musa Xhaferit, Sadulla Durakut, Artan Grubit dhe përfaqësuesve të BDI-së dhe Frontit Evropian si qëndrim të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së tyre.

“Kjo është një lëvizje klasike e parashikueshme e BDI-së pas dështimit të grupeve të afërta të Artan Grubit për të dëmtuar festën e organizuar të 28 nëntorit. Ata krijuan probleme dhe tani po ia kalojnë fajin dikujt tjetër. Blerim Qoseto Bexheti, ministri i qetë dhe i bindur i Gruevskit, i cili ishte ministër i Drejtësisë kur ndodhi rasti “Monstra” dhe BDI nuk bëri asgjë për ta zbardhur, por lanë popullin të vuajë. Ministri që jepte tenderë për punonjësit në zyrën e tij dhe së bashku me Sasho Mijalkovin ishte në krye të drejtësisë, i kapur me armë dhe lëndë narkotike në një diskotekë, partner biznesi i Danela Arsovskës, më së paku kanë të drejtë të paraqesin interpelancë kundër zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe kundër zëvendësministrit Astrit Iseni.Interpelanca duhet të bëhet në BDI ndaj njerëzve të afërt të Artan Grubit që organizuan incidentet dhe prishën festën e bukur të flamurit shqiptar”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.