
Një incident fizik u regjistrua pasditen e së hënës, më 2 dhjetor 2024, rreth orës 17:10, në rrugën lokale që lidh fshatrat Labunishtë dhe Podgorcë të Strugës. Sipas njoftimit të SPB Ohër, një grua 55-vjeçare nga Podgorci sulmoi fizikisht një 34-vjeçare nga Labunishta, duke shkaktuar prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Policia ka kryer hetimet dhe njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet një raport përkatës.