Në periudhën korrik-shtator këtë vit, në bazën e Regjistrit të Çmimeve dhe Qirave janë regjistruar 7,491 transaksione, prej të cilave 5.525 shitblerje të pasurive të paluajtshme dhe 1.966 dhënie me qira të pasurive të paluajtshme.
Numri i shitblerjeve të regjistruara në Regjistër në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar ka shënuar rënie të lehtë, ndërsa numri i qirave është ulur për pesë për qind, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive.
Shitjet e regjistruara kapin vlerën 237 milionë euro, nga të cilat 2.115 banesa me vlerë prej 128 milionë euro, 644 shtëpi (40 milionë euro), 189 lokale afariste (25 milionë euro). Gjithashtu edhe 1.651 shitblerje të tokës bujqësore, 15 milionë euro, 630 tokë ndërtimore, 18 milionë euro, 178 garazhe, me vlerë totale prej dy milionë euro, gjithnjë sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive.