Humbi jetë ish kandidati për kryetar të bashkisë së Tiranës, u rrëzua nga 10 metra lartësi December 3, 2024 Lideri2 MK Arben Tafaj, ish-kandidati i pavarur për Bashkinë Tiranë, ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga 10 metra lartësi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:40, në banesën e Tafajt në Rrugën e Dajtit. 63-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe nga plagët e marra nga rënia nuk ka mundur të mbijetojë. Njoftimi i policisë: “Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”. Tafaj së bashku me disa miq të tij, drejtonte shoqatën “Tirana”, një grupim civil për promovimin e vlerave dhe trashëgimisë së Tiranës.