Deputetja britanike Alicia Kearns apel qeverisë: Ta ndihmojmë Kosovën kundër terrorizmit!

Deputetja britanike Alicia Kearns i ka bërë thirrje Londrës zyrtare që të mbështesë Kosovën në luftën kundër terrorizmit, sidomos pas sulmit të fundit ndaj infrastrukturës kritike, më e madhja kjo pas përfundimit të luftës dhe sulmi më i rrezikshëm pas Banjskës më 23 shtator të vitit të kaluar.

Në veri të Kosovës gjenden sërish armë e municion/ Sveçla: Çdokush që tenton të cënojë sigurinë e vendit nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit

Kearns ka thënë në X, se sulmi terrorist në kanalin e ujit Ibër-Lepenci ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.

Ajo ka ngritur shqetësimin se dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe deportuar Milan Radoiçiç dhe përgjegjësit e tjerë për sulmin në Banjska, inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla.

Gjendja e luftës në Korenë e Jugut/ SHBA: Jemi seriozisht të shqetësuar për situatën
“Britania e Madhe duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka porositur Kearns.

Serbia nuk ka arrestuar Milan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska dhe vazhdon ende të qëndrojë i lirë.